Bota

2000 azilantë në qiell të hapur; Përfundon programi mbështetës i BE-së


Më shumë se 2 mijë burra, gra dhe fëmijë refugjatë në Greqi rrezikojnë të mbetën të pastrehë. Kjo vjen nga përfundimi i programit të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), Filoxenia, i cili siguronte mbështetje financiare dhe strehim të përkohshëm për azilantët.

Të privuar nga çdo mundësi sigurie, familjet e detyruara të lënë apartamentet e akomodimit, kanë fjetur në parqe dhe sheshe publike.

Kontratat e hoteleve që strehuan refugjatët kanë përfunduar në dhjetor të 2020-ës. Ky shembull u ndoq dhe nga hotelet e tjera, në muajin janar dhe shkurt të vitit 2021.

Rreth 750 burra, gra dhe fëmijë do të dalin nga apartamenti ku po banonin përkohësisht.

Partia e së djathtës, që nga ardhja e tyre në pushtet në korrik të 2019-ës, i ka dhënë përparësi kërkesave të azil-kërkuesve. Sipas ligjit, refugjatët kanë vetëm një muaj kohë për të liruar apartamentet ku po qëndronin.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët është ankuar për përfundimin para kohe të mbështetjes financiare të azilantëve. Aksesi në skemat e punësimit dhe mirëqenies sociale shpesh përballet me pengesa të krijuar nga pandemia.

Në teori, refugjatët mund të udhëtojnë në vende të tjera të Evropës. Sipas ligjit të BE-së, ata mund të qëndrojnë në një shtet tjetër anëtar vetëm për tre muaj.

Administrata e Kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, është treguar i gatshëm në krijimin e një strategjie kombëtare për integrimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore