Lajme

200 milionë dollarë për suport ushtarak, i jep Amerika Ukrainës


Presidenti amerikan, Joe Biden, ka autorizuar rishtazi një fond prej 200 milionë dollarësh, për të mbështetur me fonde ushtarake Ukrainën në luftën kundër Rusisë.

Sipas njoftimit nga zyra e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, kjo shumë e sjell totalin e ndihmës amerikane karshi ukrainasve në mbi 1.2 miliardë dollarë që prej fillimit të vitit 2021.

Fondet, Biden i ka lëshuar përmes aktit për Asistencë të Jashtme dhe mund të përdoren për blerjen e armëve apo mjeteve të tjera ushtarake për mbrojtje, të cilat mund t’i mundësojë edhe vetë Departamenti i Mbrojtjes amerikan.

Po ashtu, një pjesë e shumës mund të përdoret për trajnimin e forcave ukrainase.

Asistenca e menjëhershme e ofruar do të jetë ajo me sisteme raketore kundërajrore dhe antitanke, së bashku me armët e kalibrit të vogël për të pajisur ushtarët.

Kongresi në SHBA, ishte ai i cili hapi rrugën një shume prej 13.6 miliardë dollarësh ndihme emergjence për Ukrainën.

Mbështetja ushtarake, është vetëm një fraksion i këtyre ndihmave, pasi pjesa më e madhe shkojnë në ndihma humanitare për të përballuar dëmet civile dhe infrastrukturore të luftës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore