20 mijë mercenarë nga Siria dhe Libia janë vendosur në rajonin e Donbas-it, thotë një zyrtar evropian
Rusia ka vendosur deri në 20 mijë mercenarë nga Siria, Libia dhe gjetkë në rajonin e Donbas-it të Ukrainës, të dërguar në betejë pa pajisje të rënda apo automjete të blinduara. Kështu ka bërë me dije një zyrtar evropian.
Më tej, ai tha se vlerësimet për përfshirjen e mercenarëve në terren në Ukrainën Lindore variojnë nga 10 mijë në 20 mijë dhe se ishte e vështirë të zbërthehej kjo shifër midis sirianëve, libianëve dhe luftëtarëve të tjerë të rekrutuar nga kompania mercenare ruse, “Wagner Group”.
“Ajo që mund t’ju them, është se ne pamë një transferim nga këto zona, Siria dhe Libia, në rajonin lindor të Donbas-it, dhe këta njerëz përdoren kryesisht si masë kundër rezistencës ukrainase”, u tha zyrtari gazetarëve. “Është këmbësoria. Ata nuk kanë asnjë pajisje të rëndë apo automjet”.
Mercenarët janë duke u hedhur në fokusin rus për të kapur sa më shumë të jetë e mundur të Ukrainës Lindore, në atë që zyrtarët e mbrojtjes perëndimore e kanë përshkruar si një nxitim për të pasur një lloj fitoreje, të cilën presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë në paradën ushtarake të 9 majit në Moskë për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore.
Kremlini shihet se ka katër objektiva në këtë fazë të dytë të luftës së tij në Ukrainë, tha zyrtari evropian.
Sipas tij, objektivat janë kapja e Donbas-it, sigurimi i një ure tokësore për në Krime në të cilën qyteti i rrethuar i Mariupol-it është kyç, kapja e rajonit Kherson për të siguruar furnizimin e ujit të freskët në Krime dhe për të kapur një territor shtesë që mund të përdoret si një tampon ose një mjet pazaresh në negociata.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mes debatesh miratohet në Këshillin Bashkiak të Roskovecit ndërtimi i Termocentralit në Suk 1
-
Edhe Britania e do Asociacionin sa më shpejt që të jetë e mundur
-
Foshnja Sabreen – simbol i shpresës në Gaza – nuk ia doli
-
Bardhi thotë se Rama ka frikë nga interpelanca, radhit 4 fakte dhe shtron 4 pyetje publike për kryeministrin
Lajmet kryesore
-
Të ‘mbarojmë punë me Rai-n’, pastaj radha për interpelancë me Bardhin, thotë Rama
-
Bardhi thotë se Rama ka frikë nga interpelanca, radhit 4 fakte dhe shtron 4 pyetje publike për kryeministrin
-
Amerika autorizon Ukrainën të godasë Krimenë me raketa me rreze të gjatë
-
Edhe Britania e do Asociacionin sa më shpejt që të jetë e mundur