Lajme

10 mijë luftëtarë çeçenë janë në Ukrainë, thotë Kadyrov


Kreu i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, deklaroi se janë rreth 10 mijë luftëtarë çeçenë të cilët po luftojnë në Ukrainë.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë ruse, duke cituar fjalën e Kadyrov-it gjatë një formacioni festiv të agjencive të sigurisë, mbrojtjes dhe zbatimit të ligjit.

“Rreth 10 mijë djem të guximshëm tashmë po luftojnë në kufi. Regjimente shtesë do të nisen për në zonën e operacionit special në ditët në vijim. Çdo ditë, republika jonë po pret vullnetarë të cilët dëshirojnë të bashkohen me radhët e formacioneve Akhmat”, tha udhëheqësi çeçen.

Tre djemtë e udhëheqësit çeçen do të shkojnë së shpejti në vijën e frontit të Ukrainës për të luftuar me forcat ruse. Ata janë 14, 15 dhe 16 vjeç.

Kadyrov është një aleat i fortë i presidentit rus Vladimir Putin, megjithëse kohët e fundit ka kritikuar udhëheqjen ushtarake ruse.

Sipas tij, një baba duhet t’i mësojë “djemtë e tij se si të mbrojnë familjen, njerëzit dhe atdheun e tyre”.

Rusia ka nënshkruar një traktat të OKB-së që synon të parandalojë fëmijët nën moshën 18 vjeç që të marrin pjesë drejtpërdrejt në armiqësi.

Dërgimi i fëmijëve nën moshën 15 vjeç për të marrë pjesë në armiqësi konsiderohet një krim lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Por Rusia nuk e njeh juridiksionin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore