Lajme

1 milion njerëz kanë ikur nga Ukraina


Shifra të reja janë publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, sa i përket ikjes së ukrainasve nga vendi, për shkak të mësymjes ruse dhe luftës që po zhvillohet në qytetet kryesore të vendit.

Eksodi ka ndodhur në vetëm shtatë ditë, teksa 3 marsi shënjon edhe mbylljen e javës së parë të ndërhyrjes ushtarake me qëllim pushtimin e Ukrainës.

Në një krahasim shifrash, kriza e madhe e refugjatëve e vitit 2015, vuri në lëvizje 1.3 milionë njerëz. Kjo shifër, prej luftës së Ukrainës, është thuajse arritur në vetëm një javë.

Vendi kryesor për t’u vendosur, ka qenë Polonia. Shteti polak ka mirëpritur mbi 400 mijë refugjatë. Rreth 100 mijë prej tyre, janë zhvendosur për në Hungari.

Rreth 50 mijë, kanë zgjedhur Sllovakinë. Po aq, edhe Moldavinë. Rumaninë e kanë zgjedhur rreth 5 mijë persona.

Ndërsa, fakti i habitshëm, është se po rreth 5 mijë, kanë zgjedhur të lënë Ukrainën për të shkuar drejt Rusisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore