Lajme

1 mijë e 200 fëmijë ende nën rrënoja në Gaza


Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Qudra, po mban një konferencë për shtyp në Gaza.

Ai ka bërë me dije se 1 mijë e 200 fëmijë gjenden ende nën rrënoja.

Ndër statistikat më të fundit që ai ka dhënë përfshijnë edhe informacionet se 136 ndihmës janë vrarë.

Ndërkohë, 25 autoambulanca janë shkatërruar plotësisht, kurse 126 spitale dhe 50 qendra të tjera mjekësore janë në shënjestër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore