Lajme

Orban: Perëndimi është një hap larg dërgimit të trupave në Ukrainë


“Jemi një hap larg dërgimit të trupave nga Perëndimi në Ukrainë”.

Ky është parashikimi i kryeministrit hungarez Vikton Orban të publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Është një vorbull lufte që mund ta tërheqë Evropën në humnerë. Brukseli luan me zjarrin”, ka vijuar lideri hungarez.

“Në Evropë atmosfera është ajo e luftës dhe politika dominohet nga logjika e luftës. I shoh të gjithë duke u përgatitur për luftë”.

Megjithatë, Orban specifikon se vendi i tij duhet të qëndrojë jashtë.

“Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk e duam dhe nuk duam që Hungaria të kthehet në lojën e fuqive të mëdha”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore