Lajme

Mexhiti pasi humbi zgjedhjet: Gjithçka po shkon sipas planit, regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bjerë


Edhe pse i kanë humbur zgjedhjet me një diferencë prej gati 40 mijë votash në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, njëri nga liderët e koalicionit “VLEN”, Izet Mexhiti, ka thënë se “gjithçka po shkon sipas planit”.

“Shpreh falënderim të thellë deri tek të gjithë ata që dje votuan për Dr. Arben Taravarin dhe më këtë dhanë mbështetje të padiskutueshme për koalicionin VLEN si përfaqësues i vetëm legjitim i shqiptarëve! Gjithçka po shkon sipas planit, po hyjmë në fazën e ardhshme nga strategjia e cila me 8 maj do të sjellë fitoren përfundimtare”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka theksuar se “regjimi Ahmeti, Grubi, Osmani do të bie, shkojmë deri në fund”.

Ndryshe, kandidati i “Frontit Evropian”, për President të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është fitues absolut me një diferencë prej rreth 35 mijë votave në raport me kundërkandidatin tjetër shqiptar nga radhët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari.

Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Osmani është renditur i treti nga shtatë kandidatë gjithsejtë sa kanë qenë, duke fituar pothuajse në çdo vendbanim me shumicë shqiptare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore