Sport

Leverkusen i shpëton sërish humbjes në minutën e fundit


Bayer Leverkusen duket sikur është një skuadër me shumë fat, teksa edhe një herë ka mundur t’i shpëtojë humbjes në minutën e fundit në duelin ndaj Stuttgart-it (2-2).

“BayArena” priti duelin e javës së 31-të në Bundesliga mes Leverkusen-it vendas dhe Stuttgart-it. Me dy skuadrat që kanë bërë një sezon të shkëlqyer në Bundesliga.

Pjesa e parë e ndeshjet përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa katër golat do të vinin gjatë pjesës së dytë.

Stuttgart-i realizoi dy gola brenda harkut kohor të nëntë minutave me Chris Fuhrich dhe Deniz Undav.

Megjithatë, Leverkusen nuk u dorëzua dhe ngushtoi diferencat me Amine Adli.

Në fund të ndeshjes, pikërisht në minutën e gjashtë shtesë, Leverkusen arriti edhe një herë, si në shumë takime këtë sezon, të realizonte gol. Një gol që shmangu humbjen e tyre të parë sezonale i shënuar nga Robert Andrich.

M fitoren e arritur, Leverkusen shkon në kuotën e 81 pikëve, 12 pikë më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

Stuttgart-i qëndron në vendin e tretë me 64 pikë dhe është shumë pranë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Renditja në Bundesliga

Bundesliga gjermane zhvilloi katër takime të tjera këtë të shtunë: Augsburg 0-3 Bremen, Bayern 2-1 Frankfurt, Leipzig 4-1 Dortmund dhe Freiburg 1-2 Wolfsburg.

Të dielën do të luhen takimet: Borussia Monchengladbach – Union Berlin, Mainz – Koln dhe Darmstadt – Hidenheim.

Të premten u luajt ndeshja: Bochum 2-3 Hoffenheim.

Bundesliga: Leipzig ‘vret’ shpresat e Dortmundit për zonën Champions

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore