Lajme

Kryediplomatja kosovare viziton kompaninë e ujit “Dea Group”


Donika Gërvalla

Donika Gërvalla, e cila si ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës supozohet të udhëtojë në kryeqendrat botërore për të krijuar, zhvilluar dhe thelluar marrëdhëniet me shtetet e tjera, të shtunën ka zgjedhur të vizitojë një biznes kosovar.

Kryediplomatja kosovare më 20 prill ka qëndruar në Gjilan, ku këtu ka vizituar kompaninë e ujit “Dea Group”, me të pronarët e të cilës, sipas një postimi në platformën sociale, Facebook, ka diskutuar për sfidat që bizneset kanë në Kosovë.

Përkundër që investimet e huaja direkte në vend janë në pikën më të ulët të tyre, kjo meqë sipas ekspertëve, liderët shtetërorë pothuajse në çdo deklarim të tyre flasin për mundësinë e një sulmi të shtetit serb në Kosovë, Gërvalla ka potencuar se progresi i madh në Kosovë ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bizneset vendore.

“Progresi i madh i arritur në fushën e demokratizimit, sundimit të ligjit dhe rritjes ekonomike, së bashku me angazhimin tonë për një mjedis më të sigurtë dhe më të përshtatshëm për bizneset tona, hap mundësi të jashtëzakonshme për fuqizimin e bizneseve tona vendore”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Ekskluzive: Liburn Aliu e Naser Hafizi ia shlyen kompanisë “Fluidi” borxhin prej 3.5 milionëve për vetëm 13 mijë euro

Ndryshe gjatë kësaj jave Albanian Post ka raportuar për një hajni multi-milionëshe ku të përfshirë ishin, Liburn Aliu, Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, bashkë me Naser Hafizin zëvendësues i Drejtorit të Autoritetit Rajonal të Pellgjeve Lumore.

Përmes një procedure të sofistikuar mashtrimi, Albanian Post, raportoi se Aliu e Hafizi, i kanë shkaktuar Kosovës dhjetëra miliona euro dëme duke ua shlyer borxhin në forma të kundërligjshme kompanive që merren me ambalazhimin e ujit në Kosovë.

Vetëm në pjesën e dosjes që e ka zbërthyer Albanian Post, në rastin e vetëm 5 kompanive të ambalazhuesve të ujit (nga 27 sa janë në total) bëhet fjalë për zhvatjen dhe keqpërdorimin e 11 milionë e 152 mijë e 144 eurove të shtetit të Kosovës.

Gjithë këtë borxh, Aliu, përmes vartësit të tij Hafizit, të cilin po sa ishte bërë ministër e kishte kaluar kundërligjshëm nga pozita e Zyrtarit për Financa në atë të Zëvendësuesit të Udhëheqësit të Divizionit për Pagesa dhe Projekte e përfundimisht si Ushtrues Detyre i Drejtorit të Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore, ua ka shlyer këtyre kompanive me vetëm disa mijëra euro pagesa.

Ekskluzive: Hajnia multi-milionëshe e Liburn Aliut dhe Naser Hafizit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore