Hysamedin Feraj, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si pasuri të paluajtshme ka deklaruar se ka dy banesa, dy shtëpi, 2 oborre dhe një veturë. Por, ajo çka është e çuditshme në këtë deklarim është shifra e vogël e vlerave që Feraj e ka deklaruar për pasuritë e tij të paluajtshme, disa janë më të lira se 100 euro.
Këto i ka bërë të ditur vetë Feraj, në deklarimin e pasurisë për vitin 2024, në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Këshilltari i Kurtit ka deklaruar se njëra nga banesat e tij (e përbashkët), e cila ka 66.60 metra katrorë dhe të cilën ka thënë se është blerë me kursime në 2007-në, ka vlerë vetëm 46.55 euro.
Edhe banesa tjetër, po ashtu e përbashkët, nuk ka ndonjë çmim më të lartë. E blerë me kursime dhe kredi në vitin 2007, Feraj ka thënë se ka vlerë 69.30.
Me vlerë edhe më të vogël se kaq, ai e ka deklaruar një shtëpi me 56 metra katrorë e blerë në vitin 2006 me kursime dhe kredi. Vlera e saj është vetëm 12.50 euro.
Ndërsa, shtëpinë tjetër, që ka 56 metra katrorë e blerë me kursime në vitin 2004, Feraj e ka deklaruar me vlerë 7 mijë euro.
Dy oborret e tij, njëri me 83 metra katrorë ka thënë se ka vlerë 1 mijë euro, ndërsa tjetri me 147 metra katrorë 1 mijë euro.
Përveç këtyre, Feraj ka deklaruar edhe një veturë që ka vlerën e 9 mijë eurove.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti e di që dëmi i Zajednicës e eklipson çdo përfitim nga anëtarësimi në KiE
-
Azerbajxhani miraton heqjen e vizave me Shqipërinë
-
Osama Hamdane: Ne pranuam marrëveshjen e armëpushimit pa hequr dorë nga vijat tona të kuqe
-
Maqedonci kërkon që KFOR-i të qëndrojë në Kosovë derisa Serbia të demokratizohet