Lajme

Zyrtari amerikan: Raketat ruse goditën Poloninë, 2 të vdekur


Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane ka deklaruar se raketat ruse kaluan në Poloninë anëtare të NATO-s, duke vrarë dy persona.

Të paktën kështu raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi menjëherë informacionin, por tha se liderët e lartë po mbanin një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën sot më 15 nëntor, pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Kështu në Poloni ka nisur mbledhja e Komitetit, i cili përbëhet nga krerët e ministrive të mbrojtjes, të brendshme, të drejtësisë dhe të punëve të jashtme, si dhe koordinator i shërbimeve të inteligjencës.

Ai është një organ që përgatit dhe koordinon vendimet për sigurinë dhe mbrojtjen kombëtare.

Vendi ku ra raketa ruse në Poloni

Në mesditë, Rusia goditi objektet energjetike të Ukrainës me breshërinë e saj më të madhe të raketave deri më tani.

Ajo goditi objektiva nga lindja në perëndim dhe duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike.

Moldavia fqinje u prek gjithashtu. Ajo raportoi ndërprerje masive të energjisë pasi sulmet rrëzuan një linjë kryesore të energjisë që furnizon vendin e vogël.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia gjuajti të paktën 85 raketa, “shumica prej tyre në infrastrukturën tonë energjetike”.

“Ne po punojmë, do të rivendosim gjithçka. Ne do të mbijetojmë gjithçka”, u zotua presidenti.

Ministri i tij i Energjisë tha se sulmi ishte bombardimi “më masiv” i objekteve të energjisë në pushtimin rus gati 9-mujor, duke goditur si sistemet e prodhimit ashtu edhe të transmetimit të energjisë.

Raportime jozyrtare për viktima nga raketat ruse në Poloni, Qeveria mbledh Komitetin e Sigurisë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore