Lajme

Zyrtarët turq kërkojnë ndarjen e barrës ndërkombëtare për sirianët


Të martën e 30 marsit zyrtarët turq kanë përsëritur thirrjet e vendit për “solidaritet ndërkombëtar dhe ndarje barre” për sirianët e zhvendosur në Turqi. Ndërsa lufta civile me fqinjin e saj jugor shënon vitin e 10-të.

“Solidariteti ndërkombëtar dhe ndarja e barrës është thelbësore për të mbështetur vendet fqinjë”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Turqisë, Sedat Onal, në një video-mesazh në konferencën Mbështetja e Ardhmërisë së Sirisë dhe Rajonit të organizuar nga Kombet e Bashkuara (KB) dhe Bashkimi Evropian (BE).

“Ne shpresojmë te bashkëpunimi i vazhdueshëm i BE-së në këtë drejtim”, shtoi Onal.

Së bashku me ndikimin e coronavirus-it, situata humanitare është përkeqësuar për sirianët e shpërngulur.

Onal tha se Turqia është porta e vetme për ndihmën humanitare ndërkufitare të KB-së.

“Këshilli i Sigurimit do të konsiderojë zgjatjen e Rezolutës 2533 në Qershor 2021. Këtë herë, ne jemi përballur me një rrezik serioz të humbjes së të gjithë mekanizmit ndërkufitar të KB-së”.

Po ashtu ai nënvizoi se ishte e një “rëndësisë të veçantë”, që bashkësia ndërkombëtare të siguronte që “miliona sirianë të mos privohen nga kjo ndihmë për shpëtimin e jetës”.

“Ne po presim pothuajse 3.7 milionë sirianë në Turqi dhe së bashku me personat e zhvendosur brenda vendit në anën tjetër të kufirit, ne po kujdesemi për nevojat e pothuajse 9 milionë sirianëve”.

Ai tha se BE-ja “duhet të marrë në konsideratë barrën masive që Turqia po mban që nga fillimi i krizës”.

Ndihma e ndërkombëtarëve

Donatorët ndërkombëtarë premtuan 6.4 miliardë dollarë ndihmë humanitare më 30 mars, për sirianët. Por nuk kanë arritur synimin prej 10 miliardë dollarësh, ndërsa qeveritë luftojnë me ekonomitë e dobësuara në mes të pandemisë së Covid-19.

Në konferencën e pestë vjetore të mbajtur për sirianët, BE-ja kërkoi 4.2 miliardë dollarë për njerëzit e zhvendosur brenda Sirisë dhe 5.8 miliardë dollarë për refugjatët e tjerë në Lindjen e Mesme.

KB-ja kishte mbledhur më shumë se 7 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe 2019.

Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, tha se institucionet financiare dhe donatorët gjithashtu kanë rënë dakord për hua me interes të ulët me vlerë 7 miliardë dollarë.

Gjermania premtoi 2.04 miliardë dollarë, shuma e saj më e madhe në katër vjet.

Mbështetja e BE-së, e cila vjen nga buxheti i saj i përbashkët dhe i ndarë nga vendet anëtare, ishte dha vlerën prej 560 milionë eurosh.

Premtime të tjera erdhën gjatë gjithë ditës duke përfshirë 100 milionë dollarë nga Katari dhe pothuajse 600 milionë dollarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Britania premtoi 281.16 milionë dollarë, megjithëse David Miliband, president i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit, tha se shuma ishte më e ulët se premtimi i vitit të kaluar, duke i kërkuar Londrës të sigurojë më shumë.

Sirianët në Turqi

Zëvendës Ministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kiran, tha se konflikti sirian ka shkaktuar “tragjedinë më të madhe humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore”.

“Më shumë se 13 milionë njerëz në Siri kanë nevojë për ndihmë. Shtatë milionë njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre. Rreth 6 milionë njerëz kërkuan siguri në vendet e tjera”.

Duke nënvizuar se Turqia “praktikisht merr përgjegjësinë” e nëntë milionë sirianëve, përfshirë ata në Siri, Kiran. Duke shtuar se Turqia i vendos vlerat humanitare para interesave të ngushta politike”.

“Pa asnjë diskriminim, ne kemi hapur krahët dhe zemrat tona për refugjatët që kërkojnë paqe dhe siguri në vendin tonë. Mbrojtja e së drejtës për jetën e refugjatëve është një përgjegjësi ligjore dhe morale”.

Kiran gjithashtu nënvizoi se shtyrja e refugjatëve prapa dhe “mohimi i të drejtës së azilit” ishte kundër ligjit ndërkombëtar.

“Kohët e fundit, kthimet mbrapa sistematike nga Greqia arritën një nivel të ri. Më 19 mars, dy azilkërkues u gjetën të vdekur dhe pesë u shpëtuan nga Rojet Bregdetare Turke”.

“Sipas deklaratave të të mbijetuarve, zyrtarët grekë lidhën duart e tyre dhe i lanë në det pa varka. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe kundër përgjegjësisë sonë morale për të mbrojtur të drejtën për jetën”.

Marrëveshja BE-Turqi për sirianët

Në vitin 2016, BE-ja dhe Turqia përfunduan një marrëveshje mbi migracionin.

BE-ja i premtoi Turqisë 6 miliardë euro në ndihmë financiare për t’u përdorur për refugjatët Sirianë.

Në këtë mënyrë Turqia ra dakord të ndihmojë në ndalimin e migrantëve të parregullt nga Evropa.

“Është gjithashtu për të ardhur keq për të parë këto incidente ndërsa ne festojmë 70 vjetorin e Konventës së Gjenevës 1951. Ne presim nga BE-ja dhe të gjitha shtetet anëtare të respektojnë të drejtën për jetën dhe të trajtojnë azilkërkuesit me dinjitet njerëzor”.

BE dhe Turqia “duhet të punojnë në fillimin e modernizimit të Bashkimit Doganor, zbatimin e liberalizimit të vizave, rritjen e bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit dhe rifillimin e dialogut të nivelit të lartë Turqi-BE”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore