Sport

Zyrtare/ Vidal transferohet në Brazil


Futbollisti i mirënjohur kilian, Arturo Vidal, i ka dhënë fund aventurës evropiane.

35-vjeçari është transferuar te skuadra braziliane, Flamengo me parametra zero, pasi nuk vazhdoi kontratën me klubin e Inter-it.

Ai ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në dhjetor të vitit 2023 me skuadrën e Flamengo-s.

Ndërkaq, kjo do të jetë aventura e tij e parë në futbollin brazilian.

Vidal në të kaluarën ka luajtur për ekipet e mëdha evropiane si: Juventus, Barcelona, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, ndërsa karrierën e filloi te skuadra kiliane, Colo-Colo.

Ndërsa ai numëron edhe 133 ndeshje zyrtare me kombëtaren e Kilit, prej të cilave ka shënuar 32 gola.

Vidal është prezantuar përpara shumë tifozëve brazilianë, të cilët kishin mbushur shkallët e stadiumit “Maracana”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore