Sport

Zyrtare: Peja emëron trajnerin e ri


Klubi basketbollistik, Peja, ka emëruar trajnerin e ri në skuadër, i cili është maqedonasi Marin Dokuzovski.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Pejës, të cilët përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, njoftuan se kanë marrë në skuadër trajnerin nga Maqedonia e Veriut.

“Njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Marin Dokuzovski”, thuhet në njoftimin e KB Pejës.

Dokuzovski njihet si një ndër trajnerët më të mirë në rajon dhe ka një përvojë të madhe si trajner i Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe ekipe si: MZT Skopje, Rabotnicki, Lukoil, Sigal Prishtina etj.

Ai numëron disa suksese në karrierën e tij në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, në Bullgari dhe në Kosovë.

Pra, Dokuzovski ka përvojë edhe basketbollin e Kosovës, i cili në vitin 2014 kishte drejtuar Sigal Prishtinën.

Kujtojmë që Peja mban vendin e tretë në tabelën e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Ata a aktualisht kanë 31 pikë, tri më pak se liderët Golden Eagle Ylli dhe Trepça.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore