Sport

Zyrtare: Hansi Flick emërohet trajner i Gjermanisë


Tashmë edhe zyrtarisht, Hansi-Dieter Flick do të jetë përzgjedhësi i Kombëtares së Gjermanisë, pasi të përfundojë Kampionati Evropian “Euro 2020”.

Federata e Futbollit të Gjermanisë, ka bërë të ditur, se 56-vjeçari do të jetë në krye të kombëtares deri në vitin 2024.

Flick po sa u shpall kampion i Gjermanisë, me skuadrën e tij, Bayern Munich për të dytin sezon radhazi.

Ai gjithashtu fitoi tripletën në sezonin e kaluar me skuadrën bavareze.

Strategu gjerman do ta zëvendësojë Joachim Low, i cili është në krye të Gjermanisë që nga viti 2006.

Për Flick ishtë përfolur për interesimin e Barcelonës, mirëpo ai me të marrë ofertën e kombëtares, refuzoi ata.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore