Sport

Zyrtare: Driton Kuka dhe Distria Krasniqi më të mirët në botë për 2021 në xhudo


Trajneri i Kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka është shpallur trajneri më i mirë në botë për vitin 2021.

Ndërsa, medalistja e artë në Tokio 2020 (2021), Distria Krasniqi, u shpall xhudistja më e mirë në botë për 2021.

Kuka u shpall fitues në bazë të votimin nga mbarë bota. Rezultati u shpall këtë të shtunë të 18 dhjetorit nga Federata Boterore e Xhudos.

Kujtojmë se Kosova ka arritur të marrë tre medalje të arta olimpike, nga sportistet e stërvitura prej trajnerit Kuka. Dy medalje erdhën në Lojërat Olimpike të Tokios, të zhvilluara vetëm pak muaj më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore