Sport

Zyrtare/ Dardan Berisha largohet nga Peja


Basketbollisti i njohur kosovar, Dardan Berisha, nuk do të jetë më pjesë e klubit të Pejës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se është larguar nga Peja.

“Të dashur qytetarë të Pejës, tifozë Shqiponjat dhe dashamirë të basketbollit. Dua të ju informoj se nga ky vit nuk do te jem më pjesë e KB Pejës”, shkruan Berisha.

“Me ketë rast falënderoj nga zemra qytetarët, tifozët, bashkëlojetarët si dhe te gjithë ata të cilët më përkrahën gjatë rrugëtimit tim. Ishin vite të jashtëzakonshme dhe përherë do mbesin në kujtimet e mija. Më Respekt Dardani!”, ka shkruar Berisha.

Pra, përfaqësuesi i Kosovës largohet kështu për herë të dytë nga “verdhezinjtë”, me të cilët nuk arriti ta fitonte titullin e kampionit të Kosovës.

Sidoqoftë, me pejanët ai e fitoi Ligën Unike dhe Kupën e Kosovës në vitet e fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore