Lajme

Zhvillohet gjyqi i Netanyahut pas një ndërprerje për gjashtë muaj


Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ju ka thënë gjyqtarëve se është i pafajshëm për akuzat e korrupsionit. Pas një ndërprerje gati gjysmë viti dhe vonesave të përsëritura për shkak të pandemisë, seancat rifilluan të hënën.

Duke qëndruar përpara trupit gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë në Gjykatën e Qarkut të Jeruzalemit, Netanyahu u shpreh se do të konfirmojë përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin e tij.

Çështja gjyqësore përfshin regjistrime të fshehta, dhurata puro, shampanjë dhe tradhëti të ndihmësve.

Dokumenti që ai referohet i është dhënë gjykatës në janar ku ai argumenton se nuk është fajtor për akuzat e korrupsionit.

Të dielën e 7 shkurtit ai ju tha mbështetësve të tij se e don përkrahjen nga ato, por bëri thirrje që mos të shkojnë për shkak të pandemisë.

“Unë ju nxis, për hir të shëndetit tuaj, për hir të shëndetit të të gjithë neve, mos vini”.

Izraeli shtyn gjyqin e Netanyahut

Gjykata ka shtyrë seancën e gjyqit ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për një kohë të pacaktuar. Shtyrja e gjyqit erdhi për arsye të bllokimit në vend, për parandalimin e coronavirusit.

Netanyahu është akuzuar për ryshfet dhe mashtrim. Ai i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur si të pavërteta.

Në muajt e fundit, populli izraelit është ngritur në protesta. Ata kërkuan dorëheqjen e Netanyahu-t, lidhur me akuzat dhe trajtimin e Qeverisë për krizën e coronavirus-it. Gjithashtu mbi të rëndojnë akuza korrupsioni.

Izraeli, kohët e fundit ka pasur një rritje të rasteve me coronavirus. Gati 20% e popullsisë kanë marrë dozat e para të vaksinës.

Netanyahu, ka deklaruar, se ka siguruar vaksina të mjaftueshme deri në fund të marsit.

Për fushatë zgjedhore ai po përdor si strategji, vaksinimin e shpejtë të popullsisë.

Gjyqi i tij fillon me 8 shkurt

Gjykata ka njoftuar se gjyqi i Netanyahu-t do të rifillojë më 8 shkurt.

Kryeministri Izraelit pritet të paraqitet në gjykatë për seancën.

Netanyahu është akuzuar për ryshfet dhe mashtrim. Akuzat kanë ardhur pas tre hetimeve të gjata ndaj kryeministrit në 2016 dhe në 2017.

Ai i ka mohuar këto akuza duke i quajtur si të pavërteta si dhe ka akuzuar mediat dhe organet e gjyqësorit për situatën e krijuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore