Lajme

Zgjedhjet në Veri, tërhiqet shorti për partitë


Foto: Albanian Post.

Të mërkurën, është tërhequr shorti i numrave për partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet që do të mbahen për kryetar dhe asamble të katër komunave në Veri të Kosovës.

Iniciativa Qytetare-Mitrovica do të garojë me Betim Osmanin në Komunën e Mitrovicës së Veriut me numrin 111.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë numrin 112 në garën për kryetar në Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan e Mitrovicë të Veriut.

Partia e “Serbëve të Kosovës” me Aleksandar Jablanoviçin, i cili është kandidat për kryetar të Leposaviqit do të garojë me numrin 113.

Tërhiqet shorti për partitë.

Slagjana Pantoviç si kandidate e pavarur do të garojë në Zveçan me numrin 114.

Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje me kandidatë për kryetarë të katër komunave do të garojë me numrin 115.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, deklaroi se kanë marrë të gjithë hapat për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, përkundër incidenteve të së martës atje.

“Pavarësisht sfidave të cilat paraqiten në këtë kohë, KQZ-ja mbetet e përkushtuar për të kryer detyrat e veta dhe në këtë drejtim është edhe kjo ngjarje e sotme. Angazhimi ynë për zgjedhjet e lira dhe demokratike është i përhershëm”.

“Kjo mund të jetë vetëm me një angazhim të përbashkët. Para këtij aktiviteti, KQZ-ja ka miratuar Udhëzuesin për tërheqjen e shkurtër dhe renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Shërbimi i kësaj udhëzuesi është që të krijosh kushtet e barabarta për të gjitha subjektet dhe transparencën”, u shpreh Radoniqi.

Zgjedhjet për kryetarë të katër komunave në Veri pritet të mbahen më 18 dhjetor, ndërsa zgjedhjet për kuvendet komunale më 25 dhjetor.

Të martën në Zubin-Potok dhe Mitrovicë është raportuar për disa shpërthime.

Kjo kishte ndodhur gjatë kohës kur zyrtarët komunalë të zgjedhjeve dhe zyrtarët policorë, derisa kanë tentuar t’i hapin zyrat e Komisioneve Komunale Zgjedhore, janë sulmuar me bomba dhe të shtëna në ajër.

Si pasojë e kësaj atyre u është pamundësuar vazhdimi i procesit përgatitor për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Veri.

Asgjë nuk është e sigurt në Veri, përveç krizës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore