Lajme

Zelensky prezantoi Trudeau-n me xhenierin katërputrosh Patron


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky falënderoi kryeministrin e Kanadasë Justin Trudeau dhe i shpërbleu xhenierët ukrainas gjatë një takimi me të.

“Kanadaja është ndër liderët në mbështetjen e Ukrainës në luftën për lirinë e saj”, deklaroi presidenti ukrainas.

Përveç kësaj, kreu i shtetit në prani të Trudeau-s shpërbleu xhenierët ukrainas që kanë zotëruar teknologjinë kanadeze të çminimit. Midis tyre ishte edhe – qeni i famshëm Patron.

Sipas tij, fakti që kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau është sot me popullin ukrainas do të thotë shumë për ta.

“Besoj se duke punuar së bashku do të arrijmë të kapërcejmë të gjitha sfidat”, shtoi Zelensky.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore