Lajme

Zelensky pranon një duel “fizik” me Putin-in: Gati, edhe nesër


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është gati të përfshihet në një duel me kreun e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste për kanalin televiziv francez “TF1”.

“Një burrë i vërtetë, nëse dëshiron t’i thotë dikujt diçka, ose p.sh., t’i japë dikujt një picë, e bën vetë dhe nuk dërgon ndërmjetës, po të më afroheshin, nuk do të kërkoja ndërmjetës”, u shpreh fillimisht presidenti ukrainas.

Kështu, Zelensky komentoi se presidenti rus po përpiqet t’i përcjellë disa mesazhe me anë të ndërmjetësve, si presidenti francez Emmanuel Macron.

Kur u pyet nëse është gati të përfshihet në një “duel” fizik me Putin-in, Zelensky u përgjigj: “Gjithmonë gati. Edhe nesër. Por ky do të jetë samiti i fundit i presidentit Putin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore