Lajme

Zelensky në Cannes: Na hedhin predha nga ajri sepse nuk kanë sukses në tokë


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim të pazakontë, por njëkohësisht historik, në hapjen e festivalit të filmit në Cannes, ku ka deklaruar se Rusia po i sulmon nëpërmjet predhave me rreze të gjatë ajrore, sepse në tokë nuk po kanë sukses.

Gjatë një videoadresimi për publikun dhe jurinë e festivalit, ai përmendi rastin e Lviv-it, Sumy-t dhe Chernihiv-it, ku zona rezidenciale kanë sjellë sulme ruse ndaj civilëve në Ukrainë.

Po ashtu, sipas kreut të Kievit, nuk duhet anashkaluar ajo çfarë po ndodh në Luhansk, me bombardime të vazhdueshme dhe aktivitet sabotues nga ana e rusëve.

“Kjo nuk është se po krijon thjesht tension në vendin tonë, nuk po na vë thjesht në provë forcën”, tha Zelensky. “Kjo është një lloj përpjekje e Ushtrisë ruse, për të kompensuar një seri dështimesh në lindje dhe jug të territorit tonë”.

Humbjet ruse kanë qenë të paparashikuara dhe të shumta nga duart e ukrainasve. Ndërkohë që të vërtetuara në mënyrë të pavarur janë rreth 3 mijë vdekje të ushtarëve rusë, pala ukrainase pretendon deri në 15 mijë syresh.

Kjo gjë mohohet nga Moska në anën tjetër. Mirëpo, disa prej dështimeve, janë pranuar edhe prej Kremlinit, sa i përket aksionit ushtarak në Ukrainë.

“Ata nuk mund ta tregojnë suksesin me aksion të përgjithshëm ushtarak në zonat ku po kërkojnë të avancojnë”, vijoi ai. “Ndaj, po kërkojnë të tregojnë suksesin, nëpërmjet predhave që lëshojnë dhe aktiviteteve të tjera”.

Zelensky në mbyllje të fjalimit, mori duartrokitje të shumta prej publikut, si një sinjal i vazhdueshëm i mbështetjes për Ukrainën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore