Lajme

Zelensky: Marrëveshje për projektet e përbashkëta të mbrojtjes me Turqinë


Pas takimit mes Presidentit të Turqisë Erdogan dhe atij të Ukrainës, Zelensky në Stamboll të Turqisë, entuziasti ishte i prekshëm.

“Bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Turqisë janë gjithmonë të sinqerta dhe të frytshme. Sot kemi arritur marrëveshje për projekte të përbashkëta të mbrojtjes si në nivel qeveritar ashtu edhe në nivel ndërkompani”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e shkroi këtë në X pasi pa homologun e tij turk Erdogan në Stamboll.

“U takova me përfaqësues të industrisë turke të mbrojtjes. Ne jemi të gatshëm të lëvizim shpejt për të zbatuar gjithçka që kemi diskutuar. Jam shumë i kënaqur me diskutimet dhe kam besim se rezultatet do të jenë të rëndësishme”.

Bashkëpunimi ekonomil me Turqinë do të shkojë përtej rindërtimit, duke përfshirë marrëveshje në lidhje me tregtinë dhe eliminimin e barrierave për biznesin, sipas asaj çka Zelensky deklaroi.

“Ne jemi gjithashtu të gatshëm të zgjidhim shpejt të gjitha çështjet që lidhen me bashkëpunimin ekonomik, përfshirë rindërtimin, dhe të çojmë përpara marrëveshjet dypalëshe të nevojshme për popujt tanë. Sot, Ukraina dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për thjeshtimin e tregtisë dhe eliminimin e barrierave për biznesin. Gjithashtu u nënshkruan disa dokumente të rëndësishme në nivel të ministrive të mbrojtjes. Ukraina dhe Turqia forcojnë njëra-tjetrën, ashtu si gjithë rajoni ynë”, shtoi presidenti i Ukrainës.

https://x.com/zelenskyyua/status/1766179329711493273?s=46&t=tFuKQLNPSusJMBDJG0pr1Q

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore