Lajme

Zelensky: Kur të vdesë Putin-i, do të përfundojë lufta


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i sigurt se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur të vdesë presidenti rus Vladimir Putin.

Lajmi u bë i ditur gjatë speciales së Netflix “My Next Guest Needs No Introduction” me drejtues David Letterman.

Edicioni special është xhiruar në metronë e kryeqytetit, herë pas here dëgjoheshin trenat duke lëvizur.

Prezantuesi e pyeti Zelensky-n – “supozoni nëse Putin-i ftohet dhe vdes, ose aksidentalisht bie nga dritarja dhe vdes, a do të vazhdojë lufta?”.

“Jo. Nuk do të ketë luftë. Një regjim autoritar, është i tmerrshëm. Ekziston një rrezik i madh – gjithçka nuk mund të varet nga një person. Prandaj, kur një person largohet, institucionet ndalojnë. E tillë ishte koha në Bashkimin Sovjetik. Gjithçka u ndal”, vëren Zelensky.

Sipas tij, nëse Putin nuk është aty, rusët do ta kenë të vështirë, pasi do të merren me politikën e brendshme, jo me politikën e jashtme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore