Lajme

Zelensky bën thirrje: Ndihmoni Ukrainën, ose nesër “lufta troket në derën tuaj”


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë që të ndihmojnë ukrainasit, përndryshe nesër “lufta do të trokasë në derën tuaj”.

Sipas një korrespondenti të UNIAN, kreu i presidencës ukrainase e tha këtë gjatë një konference.

“Sot fola me shumë liderë: Britaninë e Madhe, Turqinë, Francën, Gjermaninë, Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara, Suedinë, Rumaninë, Poloninë, Austrinë dhe të tjerë. botë, nëse ju sot nuk do të ndihmoni, nëse nuk e ndihmoni fuqishëm Ukrainën, atëherë nesër lufta do të trokasë në derën tuaj”, tha Zelensky.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore