Lajme

Zbulimi i një ADN-je të vjetër, tregon njerëz të panjohur


Disa arkeolog kanë zbuluar eshtrat e një personi, të rreth 7 mijë vjet më parë, në ishullin indonezian Sulawesi.

Kockat i përkasin një femre, por e veçanta është se ato mbartin një histori të panjohur më parë.

Autori i studimi të botuar në revistën “Nature”, Adam Brumm, është i sigurt se, “ne kemi zbuluar ADN-në, e parë të lashtë njerëzore në rajonin midis Azisë dhe Australisë, e njohur si ‘Wallacea’”.

Profesori i arkeologjisë në qendrën kërkimore australiane për evolucionin njerëzor, tha se ky zbulim, “jep një pasqyrë të re mbi diversitetin gjenetik dhe historinë e njerëzve të hershëm”.

Shpella “Leang Panninge” është vendi ku studiuesit zbuluan eshtrat. Studiuesit besojnë se njerëzit e lashtë përdornin ishujt “Wallacea”, ndërsa kalonin nga Euroazia në Australi, rreth 50 mijë vjet më parë.

“Ata duhet ta kenë bërë këtë duke përdorur mjete lundruese relativisht të sofistikuara të një lloji, pasi nuk kishte ura tokësore midis ishujve, madje edhe gjatë majave akullnajore të epokës së fundit të akullit, kur nivelet globale të detit ishin deri në 140 metra (459 këmbë) më të ulëta se ata që janë sot”, tha Brumm.

Pikturat e shpellave tregojnë se njerëzit jetonin në këto ishuj, para 47 mijë vjetësh, por të dhënat fosile janë të pakta dhe ADN -ja e lashtë degradon më shpejt në klimën tropikale.

Sidoqoftë, studiuesit zbuluan skeletin e një femre midis moshës 17 dhe 18 vjeç në një shpellë në Sulawesi në 2015.

Mbetjet e saj u varrosën në shpellë 7 mijë vjet më parë.

Shpella është pjesë e një vendi arkeologjik të quajtur Leang Panninge.

“Toaleans” është emri që arkeologët i kanë dhënë një kulture mjaft enigmatike.

Autorja kryesore e studimit, Selina Carlhoff, ishte në gjendje të merrte ADN-në, nga kocka petroze në formë pykë në bazën e kafkës.

“Ishte një sfidë e madhe, pasi mbetjet qenë degraduar nga klima tropikale”, tha Carlhof.

Sekretet që fshihen në ADN

“E gjitha kjo ia ka vlejtur”, tregojnë studiuesit.

ADN-ja e vajzës së re tregoi se ajo ishte pjesë e kolonizimit fillestar në Australi, në epokën e akullnajave.

Dhe rezulton se është gjenomi më i vjetër i gjurmuar në ishujt Wallacea, njerëz të lashtë të panjohur më parë.

“Kjo tregon që mund të ketë pasur një grup të veçantë njerëzish në këtë rajon, për të cilin ne me të vërtetë nuk e kishim idenë deri më tani, pasi vendet arkeologjike janë aq të pakta në Wallacea dhe mbetjet e vjetra skeletore janë të rralla”.

Asnjë pasardhës i kësaj prejardhjeje nuk ka mbetur.

Gjenomi i këtyre eshtrave tregon gjurmë enigmatike dhe të zhdukur njerëzish. Disa fosile tregojnë se këta njerëz të hershëm mund të kenë qenë nga Siberia dhe Tibeti.

Zona gjeografike, të cilat kanë qëndruar këta njerëz, mund të ketë qenë shumë më e madhe seç arkeologët kishin menduar përpara.

Ndërsa studiuesit krahasuan ADN-në e eshtrave që janë gjendur më parë, ata zbuluan se nuk kishin asnjë të përbashkët, asnjë gjurmë të ADN-së, Denisovan.

Brumm shpreson se ADN-ja më e lashtë nga populli Toalean mund të rikuperohet për të zbuluar diversitetin e saj dhe “historinë e saj më të gjerë stërgjyshore”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore