Sport

Zaniolo mund të quhet lojtar i Galatasaray-t, gati për testet mjekësore


Raportime të shumta në Itali thonë se sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolo, do të fluturojë për në Stamboll sot (e marte, 7 shkurt) për t’iu nënshtruar testeve mjekësore tek ekipi turk, Galatasaray.

23-vjeçari ka rënë dakord me skuadrën turke dhe do të përfundojë sot transferimin e tij, pohojnë raportet në Itali.

“Corriere della Sera” dhe gazetari italian, Fabrizio Romano, raportojnë se sulmuesi italian do të fluturojë për në Turqi të martën pasdite.

Marrëveshja mes klubeve do të jetë nga 20 deri në 22 milionë euro dhe Zaniolo do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me një klauzolë lirimi prej 35 milionë euro.

Italiani kërkoi të largohej nga Roma në janar, por hodhi poshtë një ofertë nga Bournemouth, i cili kishte bërë ofertën e vetme të pranuar nga Roma në afatin kalimtar të dimrit.

Zaniolo ishte i bllokuar jashtë skuadrës pas kërkesës së tij dhe nuk pritej të luante përsëri për Romën nëse do të qëndronte në “Stadio Olimpico”.

Ish-ylli i Inter-it dhe Fiorentinës ka shënuar 24 gola në 129 paraqitje me Romën, duke përfshirë edhe triumfin në finalen e Ligës së Konferencës së sezonit të kaluar kundër Feyenoord.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore