Sport

Zambrotta këshillon Bernardeschi-n të ndryshojë rol


Gianluca Zambrotta, ish-mbrojtësi i Juventus-it së fundmi është ndalur për të folur rreth, Federico Bernardeschi-t. Lojtari i Juventus-it po përflitet se mund të aktivizohet në krahun e majtë të mbrojtjes.

Zambrotta ka thënë për Tuttosport se Bernardeschi duhet të ndryshojë rol për t’u përshtatur ashtu siç edhe ai vet bëri kur u transferua te Juventus-i.

“Unë i besova Lippi-t dhe do t’i jem gjithmonë mirënjohës. Në realitet, ishte e lehtë për tu zgjedhur, gjithashtu falë Camoranesi-t”, tha Zambrotta.

“Kur ai arriti në Torino menjëherë kuptova se do të ishte e vështirë për mua. Kështu që unë ndoqa idenë e Lippi-t me bindje”.

“Për mua, që isha me këmbë të djathtë, më shumë sesa të mbrojtja problemin e vërtetë ishte të përmirësoja të majtën në mënyrë që të vendosja më mirë aksionin”.

“Nëse Federico vë në dyshim veten dhe identifikohet në rolin e ri, ai ka gjithçka për t’u bërë një mbrojtës i shkëlqyeshëm. Ka vrapim, teknikë dhe fuqi”.

“Pirlo? Trajnerët e mëdhenj janë pothuajse gjithmonë ish-mesfushorë. Po mendoj për Guardiola, Ancelotti, Conte. Pirlo duhet t’i jepet kohë, ai bëri debutimin e tij në stol në një sezon pa fazë para-sezonale”, përfundoi 44-vjeçari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore