Shqipëria

Yuri Kim: Rama më ka siguruar se Doshi nuk do të ketë asnjë rol në asnjë qeveri


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Tiranë, Yuri Kim, i dha fund hamendësimeve lidhur me kandididimin e Tom Doshit në zgjedhje.

Rikujtojmë se Doshi është  kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD) dhe kandidon në këtë parti në zgjedhjet e 25 prillit.

Yuri Kim shkruan në Twitter se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama,  i kishte kujtuar se e kishte përjashtuar këtë person nga Partia Socialiste (PS).

Ambasadorja qartësoi se kreu i qeverisë e ka siguruar që, Doshi, nuk do të ketë  asnjë rol në asnjë qeveritë që Rama formon.

“Në fakt, Kryeministri më kujtoi se e kishte përjashtuar personalisht këtë person nga Partia Socialiste”, shkruan Yuri Kim.

 

Pak ditë më parë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë reagoi në Twitter duke thënë se personat që janë pjesë e listës së zezë në Departamentin e Shtetit në SHBA, nuk duhet të kandidojnë në zgjedhje.

Që prej vitit 2018 Tom Doshi përfshihet në listën e zezë të Departamentit të Shtetit. “Me siguri, votuesit shqiptarë meritojnë më mirë se kjo”, shkruante Kim në atë kohë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore