Shqipëria

Xhaçka takon Soreca-n: Hapat e Integrimi, objektivi kryesor


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar sot me ambasadorin e Delegacionit të Bashkimit Europian (BE) në Tiranë, Luigi Soreca, për nisjen e asistencës teknike në procesin e integrimit.

Në një postim në Twitter, Xhaçka thekson se integrimi do të jetë objektivi më i rëndësishëm strategjik.

Qeveria do të angazhohet më tepër në përgatitjen për hapjen e negociatave, Shqipëri–BE.

Ambasadori Soreca, deklaroi se diskutuan hapat e ardhshëm në prag të Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Soreca vlerësoi Shqipërine në rolin pozitiv të saj në nivel rajonal.

Ky ishte takimi i parë i Xhaçkës me kryediplomatin evropian si ministre e Jashtme.

Ajo e mori detyrën si ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, pak ditë më parë.

Po sot, ministrja Xhaçka do të ketë një takim virtual me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore