Lajme

William Lai përfundon udhëtimet jashtë shtetit me një takim me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve


Zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai

Zëvendëspresidenti i Tajvanit, William Lai, e ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe Honduras me një takim virtual me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Lai gjatë kësaj jave ishte në Honduras për inaugurimin e presidentit të ri, duke kërkuar të forcojë lidhjet e lëkundshme me një nga aleatët e fundit diplomatikë të Tajvanit.

Tani vetëm 14 vende mbajnë lidhje zyrtare me Tajvanin, i parë nga Pekini si territor kinez, pa të drejtë për kurthin e një shteti, raporton prestigjosja “Reuters”.

Duke u ndalur në San Francisko të premten e 28 janarit, në rrugën e tij për në Tajvan, Lai tha se kishte folur virtualisht me Pelosin, një nga politikanet e Partisë Demokratike në pushtet.

“Isha i kënaqur që u takova me të, një kampione e të drejtave të njeriut dhe mikesh e vërtetë e Tajvanit. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të forcuar partneritetin SHBA-Tajvan”, shkroi Lai në një status në rrjetin social Twitter, duke ndarë një foto të video-telefonatës, ku mori pjesë gjithashtu ambasadori i Tajvanit në Uashington, Hsiao Bi-khim.

Lai foli shkurtimisht me Zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris në Honduras të enjten, në një takim të rrallë që ishte simbolik dhe që provokoi zemërim në Pekin në një kohë tensioni me Uashingtonin.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë as marrëdhënie formale me Tajvanin, por janë mbështetësi dhe furnizuesi më i rëndësishëm ndërkombëtar i saj i armëve.

Duke kaluar tranzit në Los Anxhelos në rrugën e tij për në Honduras, Lai gjithashtu foli virtualisht me mbi një duzinë anëtarë të Kongresit të SHBA.

Lai është një pretendent i mundshëm për president në zgjedhjet e ardhshme të Tajvanit në vitin 2024.

Tajvani është inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme amerikane e ofruar nga administrata Biden, e cila ka folur vazhdimisht për angazhimin e saj “të fortë” ndaj ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike.

Kjo ka tensionuar më tej marrëdhëniet tashmë mjaftë të dobëta Kinë-SHBA.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara mund të përfundojnë në një konflikt ushtarak nëse Shtetet e Bashkuara inkurajojnë pavarësinë e Tajvanit, tha ambasadori i Pekinit në Uashington në një intervistë radiofonike amerikane të transmetuar të premten.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore