Sport

Wijnaldumin përfundon në radarin e dy klubeve italiane


Shkoi me parametra zero, transferimin i cili bëri shumë bujë te skuadra franceze, Paris Saint Germain.

Georginio Wijnaldum u transferua në Paris nga skuadra e Liverpool-it në verën e vitit të kaluar, pasi që i përfundoi kontrata me klubin anglez.

Mirëpo, mesfushori holandez nuk po e gjen vetën te skuadra nga kryeqyteti i Francës, andaj duket i hapur për t’u larguar nga aty.

Sipas asaj që shkruajnë mediat franceze, tani për Wijnaldum janë të interesuara dy skuadrat e njohura italiane, Inter dhe Juventus.

Siç raportohet në media, dy gjigandët nga Serie A tashmë kanë nisur negociatat me drejtuesit e PSG-së, për ta transferuar lojtarin gjatë verës së ardhshme.

Kujtojmë që Wijnaldum nuk arriti të ambientohej në skuadrën e Parisit, i cili rrallë herë ishte në formacionin titullar të trajnerit Maurico Pochettino.

31 vjeçari deri më tani është paraqitur në 30 ndeshje me skuadrën parisiene, prej të cilave ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar po aq asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore