Sport

Wijnaldum kryen testet mjekësore te PSG


Skuadra e Paris Sain Germain, tashmë edhe zyrtarisht e ka transferuar mesfushorin holandez, Georginio Wijnaldum.

Ish-mesfushori i Liverpool-t, ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me klubin nga Parisi, i cili do të përfitojë një pagë prej 10 milion eurosh në sezon.

Kështu, PSG e mposhti konkurrencën e Barcelonës duke i ofruar 30-vjeçarit një pagë më të lartë.

Mesfushori holandez ka kaluar testet mjekësore dhe pas Kampionatit Evropian do të nisë aventurën e re në kryeqytetin francez.

Kujtojmë që Wijnaldum u largua nga Liverpool, me parametra zero, pasi që i mbaroi kontrata me klubin anglez, derisa vlera aktuale e tij sipas “transfermarkt” është 30 milion euro.

Ai u transferua nga Newcastle United, te Liverpool në verën e vitit 2016 për shumën e 20 milion eurosh, derisa me “Reds” Georginio ka zhvilluar 237 takime në të gjitha garat, duke shënuar 22 gola.

Kurse, përveç Liverpool dhe Newcastle, ai ka luajtur edhe për skuadrat holandeze PSV Eindhoven dhe Feyenoord.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore