Sport

Wijnaldum i bashkohet Barcelona-s


Lojtari holandez i Liverpool-it, Georginio Wijnaldum, do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi përfundon kontratën me anglezët.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, përfaqësues të lojtarit kanë qenë ditën e mërkurë në Barcelonë, ku kanë mbyllur marrëveshjen me klubin katalanas.

Wijnaldum-i ishte një dëshirë e Ronald Koeman-it, për ta pasur në ekip. Ai do të transferohet si lojtarë i lirë në “Camp Nou” ku do të nënshkruajë deri në qershor të 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore