Bota

Wall Street, arritje rekord


Aksionet në Wall Street arritën nivele rekord të enjten e datës 7 janar.

Investitorët vendosën një kongres të kontrolluar nga demokratët, i cili do të  japë më shumë shpenzime stimuluese, për të ndihmuar ekonominë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të kapërcejë një rënie të madhe të shkaktuar nga pandemia.

Dow, S&P 500 dhe Nasdaq shënuan ngritje të reja përmes thirrjeve në rritje për largimin e Presidentit Donald Trump, një ditë pasi mbështetësit e Trump-it sulmuan Capitolin e SHBA-së.

Tregu tani po shikon pas Trump-in dhe po pret një presidencë të Biden-t, më shumë strukturë dhe stimul“, tha Dennis Dick, një tregtar në Bright Trading LLC.

Financat e lidhura me ekonominë u rritën me 1.5%, ndërsa sektorët e industrisë dhe materialeve shënuan rekorde të reja mbi pritjet që Presidenti i Zgjedhur Biden, do të vendosë një paketë më të madhe fiskale dhe do të rrisë shpenzimet e infrastrukturës me kongresin nën kontrollin e demokratëve.

Aksionet e bankave fituan 2.6%, duke ndjekur një rritje tjetër të rendimentit 10-vjeçar të thesarit të SHBA-së me mbi 1%./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore