Shqipëria

Vuloset Durrësi, Sako qëndron në detyrë


Në Durrës ka përfunduar procesi i numërimit të votave.

Fituese është shpallur Emiriana Sako e Partisë Socialiste, kryetarja aktuale e Bashkisë Durrës, e cila kishte përballë Igli Carën e koalicionit Bashkë Fitojmë.

Sako ka siguruar fitore të thellë me 9 mijë e 721 vota diferencë, ndryshe me 55.54 për qind të votave.

Kurse kandidati kundërshtar ka arritur të marrë vetëm 44.46 për qind të tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore