Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ka mirëpritur lajmin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar kryespiunin serb, Aleksandër Vulin, i cili akuzohet për avancimin e korrupsionit, trafikimin e armëve e krimin e organizuar transatlantik.
Shefi i Shërbimit Intelegjent të Serbisë (BIA), njëherë ish-ministri i brendshëm është futur të martën në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, porse ministri Sveçla ka thënë se autoriteteve kosovare s’i bëhet qejfi që në Serbi ka krimenelë, ngase “ne si Kosovë nuk dëshirojmë të keqen e askujt”.
“Nuk na bëhet qejfi që në pozita qeverisëse në Serbi ka kriminelë, sepse ne si Kosovë nuk dëshirojmë të keqen e askujt. Qejfi do të na bëhej po të kishim politikanë të përgjegjshëm, mendjehapur dhe të pakorruptuar te të gjithë vendet fqinjë”, ka shkruar ministri në llogarinë e tij.
Vulini njihet për deklaratat e tij etno-nacionaliste dhe irredentiste rreth krijimit të të ashtuquajturës “Botë Serbe”, e cila, sipas tij, do të bashkonte “të gjithë serbët” në një shtet të vetëm dhe për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, prandaj edhe ministri Sveçla ka thënë se politikanët serbë nuk po distancohen nga ky “projekt kërcënues”.
“Kohët e fundit Vulini kishte marrë pjesë dhe në ‘konferencën e sigurisë’ të organizuar në Moskë. Kjo është thjesht prova dhe dëshmia e radhës se Serbia, për sa kohë udhëhiqet nga një politikë e pa-demillosheviqizuar, shërben si vegël e Rusisë për destabilizim të Ballkanit”, ka theksuar ai.
Sveçla ndër të tjera ka nënvizuar se “klika” e përfaqësuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, janë “sputnikë të Kremlinit” edhe pse vazhdimisht luajnë lojën e “të paangazhuarve”, ndërsa ka shtuar se Serbia ende nuk është distancuar nga politika fashiste e ish-presidentit serb, Slobodan Millosheviç.
“Ende deri më sot Vuçiçi dhe udhëheqësit e Serbisë nuk janë distancuar nga projekti kërcënues ‘Bota Serbe’, nuk janë distancuar nga Rusia, nga krimet e të shkuarës, e as nga Millosheviçi. Ata ende udhëhiqen nga politikat e proklamuara nga Vulini, që sot u sanksionua nga SHBA”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Hasani e denoncon në Antikorrupsion kryetarin e Këshillit të Etikës së UP-së
-
Haziri: Osmani e konfirmoi korrupsionin e thellë qeveritar dhe kapitullimin e shtetit
-
BE-ja e demanton Osmanin: Ne ende insistojmë që hapja e urës të diskutohet në dialog
-
Muslija pranon fajin pas përjashtimit nga Kosova: Kam bërë gabim, marr përgjegjësinë