Lajme

Vuçiç takon shefin e UNMIK-ut, e falënderon për prezencën e tyre në Kosovë


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në takimint me të Dërguarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së dhe Shefin e Misionit të OKB -së në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç pas takimint me të Dërguarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB -së dhe Shefin e Misionit të OKB -së në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, i shprehu këtij të fundit falënderimin “për prezencën në Kosovë”.

“Prezenca e UNMIK-ut, si dhe misioneve të tjera ndëkombëtare në Kosovë, është mëse e domosdoshme si garantuesë të sigurisë për popullin serb”, deklaroi ai.

Ndërsa tha edhe se ”Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurisë duhet të jetë korniza ligjore për prezencën e sigurisë ndërkombëtare në Kosovë”.

Zahir Tanin tha se mandati i UNMIK-ut dhe KFOR-it “është edhe ka qenë i qartë”, dhe se qëllimi dhe roli i këtyre misioneve “ishin përcaktuar saktësisht, njëjtë ashtu siç kishin qenë ato të ish-Sekretarëve të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon dhe Antonio Guterres, të cilët ishin të përkushtuar në kryerjen e misioneve në përputhje me të gjitha vendimet e OKB -së”.

Vuçiç e quajti vendosjen e Njësiteve Speciale të Kosoves në pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak nga ana e Kosovës si “mas provokuese dhe njëanshme”.

Kreu i UNMIK ut theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe rëndësinë e të gjitha përpjekjeve në drejtim të bashkëpunimit rajonal konstruktiv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore