Shqipëria

Vuçiç komenton djegien e flamurit serb në protestën e Berishës: Edhe ne i dogjëm flamujt shqiptarë kur erdhi Rama në Serbi


Presidenti i Serbisë, Alexandar Vuçiç, ka vendosur të mos e komentojë incidentin e ndodhur gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ku një flamur i shtetit serb është djegur nga militantët.

Për të përditshmen serbe “B92” porqeveritare, Vuçiç u tregua i qartë mbi qëllimin e vizitës.

“E di që shumica e njerëzve janë të interesuar në atë çfarë do të them për flamujt e djegur dhe që mund të jetë e vetmja gjë emocionale që ata mendojnë. Por, kur e vëzhgon në mënyrë racionale situatën, duhet parë për nga e ardhmja dhe kuptuar se ishim ne, ata që dogjëm flamujt shqiptarë kur Edi Rama erdhi në Serbi”.

Kështu Vuçiç, ka vijuar duke thënë se nuk ka ndërmend të merret me çështje të brendshme partiake. Në këtë mënyrë, ka zgjedhur ai ta komentojë “në heshtje” protestën e Berishës ndaj figurës së tij.

“Është sigurisht e papranueshme që simbolet kombëtare të një vendi të përdhosen. Këtë e ka thënë edhe vetë Rama”, theksoi ai.

Kjo deklaratë e Vuçiç, vjen fill pas protestës së thirrur nga Berisha, kundër nismës rajonale “Open Balkan”.

Me një pjesëmarrje të ulët, i vetmi incident i shënuar, ishte ai i djegies së dy flamujve serbë në bulevardin kryesor të Tiranës.

Ngjarja u komentua edhe nga mediat serbe, të cilat nuk ngurruan ta përdorin politikisht situatën.

Mirëpo, diçka të tillë, duket se nuk e zgjedhur vetë presidenti Vuçiç, i cili ruajti retorikën e kuadrit “Open Balkan”, duke mos u shtjelluar mbi protestën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore