Lajme

Vritet shefi i inteligjencës së Hamasit


Ushtria izraelite njoftoi se kishte vrarë Yussef Rafik Ahmed Shabat, kreun e Departamentit të Hetimeve të Brendshme të Hamasit.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit “Shabat shërbeu si oficer sigurie në inteligjencën ushtarake të Hamasit në Batalionin Beit Hanun”.

“Eleminimi i tij – shtoi ai – në mënyrë të konsiderueshme dëmton departamentin e hetimit të organizatës terroriste”.

I njëjti burim shtoi se në një bastisje është goditur “një automjet në të cilin ndodheshin dhjetë terroristë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore