Jetesë & Stil

Vritet krokodili pasi gjenden mbetje njerëzore pranë tij


Një krokodil prej katër metrash besohet të ketë sulmuar një peshkatar të zhdukur në Queensland të veriut. Ndaj autoritetet australianë e kanë kapur dhe vrarë, pasi rreth tij u gjetën mbetje njerëzore.

Policia dhe oficerët e botës së egër kishin kërkuar për 69-vjeçarin e zhdukur që kur ai shkoi për të peshkuar në një përrua në ishullin Hinchinbrook.

Burri duhej të kthehej pas një ore, por nuk arriti të kthehej e as nuk mund të kontaktohej nga radio. Ndaj gruaja e tij njoftoj policinë.

Anija e tij u gjet e dëmtuar dhe e përmbysur në Gayundah Creek në anën jug-perëndimore të ishullit, e vendosur midis Cairns dhe Toënsville.

Dëmtimi i anijes tregoi se ishte “shumë e mundshme” që të ishte sulmuar nga një krokodil, tha Departamenti i Mjedisit dhe Shkencës (DES).

Eshtrat e tij u gjetën në zonë nga oficerët e botës së egër, konfirmoj policia e Queensland në një deklaratë.

“Në këtë fazë, policia beson se mbetjet janë të njeriut të zhdukur, megjithatë do të kërkohet testimi mjeko-ligjor për të konfirmuar këtë,” tha ajo.

Kërkimi për më shumë mbetje vazhdon, por oficerët e botës së egër kanë gjetur një krokodil katër metra afër vendit ku u gjet varka e burrit.

“Oficerët e kanë bërë eutanizimin njerëzor të kafshës dhe ajo është transportuar përsëri në kontinent,” tha një deklaratë e DES.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore