Kosova

Voton Avni Dehari me bashkëshorten – “Kush nuk voton sot, nuk mund të ankohet nesër”


Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari

Avni Dehari, deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka ekzekutuar të drejtën e tij të votës dhe ka bërë thirrje që “të votohet sot”, në mënyrë që “të mos kemi të drejtë të ankohemi neser”.

Ai përmes një shkrimi në Facebook shkroi se “Vota juaj ka forcën e çelësit magjik, që hap dyert e mbarësisë”.

“Me votën që hidhni sot në kuti, ju vendosni për të ardhmen tuaj të suksesshme katërvjeçare në komunën ku jetoni”.

Ai së bashku me bashkëshorten votuan dhe bënë thirrje që të votojnë edhe të tjerët.

Avni Dehari është baba i të ndjerit Astrit Dehari, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka vdekur në burg në rrethana të pazbardhura më 5 nëntor, 2016.

Rasti i Deharit është prej rasteve që ka shkaktuar debate dhe protesta të mëdha në Kosovë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore