Shqipëria

Vlerësimi më i lartë për Myrto Uzunin


Futbollisti i kombëtares, Myrto Uzuni, është një nga kuqezinjtë më të vlerësuar në Evropë.

Uzuni, futbollist i skuadrës hungareze, Ferencvaros, ka kaluar një sezon të mrekullueshëm.

Ai e ka përfunduar sezonin si golashënuesi më i mirë i skuadrës në ligë.

Këto performanca e kanë shtyrë Ferencvaros-in t’ia rrisë çmimin Myrto Uzunit në 5 milionë, me futbollistin kuqezi që kërkohet nga shumë skuadra.

Kur një lojtar i tillë vjen në vendin tënd, nuk ke si të mos e vlerësosh.

E një vlerësim të tillë për Uzunin bëri edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkruajti Rama përmes një postimi në Facebook.

Uzuni i kishte shënuar gol Juventus-it në Champions, duke festuar në stilin e Cristiano Ronaldo-s.

Ky veprim i Uzunit nxiti gjithë mediat që të shkruajnë për të. Pas ndeshjes, futbollisti kuqezi shkëmbeu fanellën me yllin portugez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore