Lajme

Vit konspiracionesh – nga QAnon tek anti-vakserët


Viti që lamë pas ka qenë një tjetër periudhë e vështirë për teoritë konspirative.

Ndërsa përhapja globale e vaksinimit filloi, COVID-19 ndryshoi rrugëtimin e tij përmes alfabetit grek.

Fillimisht ishte kërcënimi i “Stuhisë” QAnon që nuk erdhi kurrë.

Viti filloi me sulmin e 6 janarit në Capitol të Washington-it, i nxitur nga adhuruesit e Qanon-it.

Këta të fundit besonin se po mblidheshin kundër një pushtimi të thellë të shtetit.

Mendësia QAnon dominoi grupet konspirative në ditët e fundit të ish-presidencës Trump.

Dhe ajo infektoi ideologjitë e njerëzve në cepat më të pamundur të botës.

Në vendin e miteve, legjendave dhe folklorit të lashtë të Anglisë, teoritë e reja konspirative filluan të shkrihen me traditat pagane të vendit.

QAnon u bë një temë e preferuar e bisedave në lokalet e fshatit, dyqanet e çajit dhe kështjella.

Njerëzit në mbarë botën humbën bashkëshortët, fëmijët, prindërit, vëllezërit dhe motrat e tyre nga “Q”. Ky kult shkatërroi jetët e shumë njerëzve në vitin 2021.

Stuhia e Amerikës së Veriut 

Në muajin shkurt, një stuhi e fuqishme dëbore goditi Amerikën e Veriut.

Por, mendimi konspiracionist ndikoi në mënyrën se si disa njerëz reaguan ndaj saj.

Në TikTok, një valë video-sh përfshiu aplikacionin, duke ngritur pretendimin se stuhia ishte “borë e krijuar nga qeveria Biden dhe Demokratët”.

Baza e pretendimeve të tyre ishte se kur topit të borës i vendosej një çakmak, papritmas bëhej i zi.

Në të vërtetë, kjo është diçka normale.

Bëhet fjalë për një proces shkencor të quajtur sublimim, ku në vend që të shkrihet, bora avullon menjëherë kur i vendoset një çakmak pranë.

Antivakserët që zbuluan antisemitizmin 

Anti-vakserët punuan për të teorizuar rreth coronavirus gjatë vitit 2020.

Por, viti 2021 ishte periudha që i mblodhi të gjithë bashkë.

Retorika kundër vaksinës, e shkrirë me antisemitizmin toksik pas kryengritjes, pretendonte se virusi ishte një bioarmë zioniste e ideuar nga figura, si: Rothschild, George Soros, ose Bill Gates.

Për këtë të fundit, pretendonin se ishte një “aristokrat hebre” i fshehtë.

Kjo tregoi edhe njëherë se si shkenca e deformuar po shkrihej me racizmin e shkollës së vjetër – dhe nuk do të ishte hera e fundit që e shihnim të ndodhte.

Konspiracistët “analog”

Ndërsa kufizimet pranverore të COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar çaluan, lëvizjet kundër bllokimit filluan të përdorin metoda të shkollës së vjetër të propagandës.

Kjo, për të përhapur mesazhin e tyre. Londinezët gjetën fletëpalosje konspirative nëpër dyert e tyre.

Në to mbrohej teza kundër vaksinës dhe kushtet në favor të qeverisë që të hiqte plotësisht masat anti-COVID.

Në grupet e Telegram-it, anti-vakserët postuan dizajne PDF për ndjekësit e tyre për t’u printuar dhe shpërndarë.

Ideja ishte se ata po shmangnin kontrollet e mediave sociale që i ndalonte dezinformatat e tyre.

Fanatikët e ekstremit të djathtë

Në prag të zgjedhjeve gjermane, të cilat do t’i jepnin fund mandatit 16-vjeçar të Angela Merkel-it si kancelare, një grup i skajshëm, i ekstremit të djathtë kundër bllokadës i quajtur lëvizja “Querdenken” filloi të mblidhet kundër politikave të shtetit për COVID-19.

Querdenken mbështetet në komplote më të gjera globale si QAnon dhe mirëpret të djathtët ekstremë dhe neo-nazistët.

Ata ishin forca shtytëse pas shumë prej demonstratave kundër bllokadave të vendit.

Ndërsa varianti Omicron po përhapet nëpër Evropë, lëvizja është ende shumë aktive.

Më herët, policia në Gjermaninë Lindore bastisi gjashtë shtëpi, pasi një grup Telegram i lidhur me Querdenken organizoi diskutime për disa plane.

Mes tyre po planifikohej vrasja e një zyrtari të lartë të shtetit të Saksonisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore