Lajme

Virxhinia “shuplakë” demokratëve – fiton republikani Glenn Youngkin


Pas një gare të ethshme për postin e guvernatorit të Virxhinias, republikani Glenn Youngkin pritet të shpallet fitues.

Ai është 2.7 pikë përpara përfaqësuesit demokrat dhe ish-guvernatorit Terry McAuliffe.

Deri më tani janë numëruar më shumë se 95% të votave.

McAuliffe në sondazhet e para shihej si fitues i mundshëm, por ky avantazh erdhi në rënie.

Glenn Youngkin

Virxhinia shihej si një “referendum” për presidencën Biden.

Një vit më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara udhëhiqte në Virxhinia me 10 pikë gjatë zgjedhjeve presidenciale.

Gjatë fushatës, madje, zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, deklaronte se fati i Virxhinias – do të përcaktojë se çfarë do të ndodhë në vitin 2022, vitin 2024 dhe në vazhdim.

Zv.presidentja Kamala Harris
Reagimet

Në një fjalim para mbështetësve republikan, Youngkin e konsideroi fitoren e tij – një “moment përcaktues”.

McAuliffe ende nuk e ka pranuar humbjen dhe u shfaq besimplotë para mbështetësve të tij.

Youngkin do të jetë republikani i parë që zgjidhet si guvernator në Virxhinia që nga viti 2009.

Vlerësimi i miratimit të presidentit Biden ka rënë në 43%, sipas një mesatareje të sondazhit nga RealClearPolitics – referuar opinioneve.

Terry McAuliffe

Fushata e McAuliffe u përpoq ta krahasonte Youngkin me ish-presidentin Donald Trump, i cili mbetet i papëlqyer në Virxhinia.

Por Youngkin, u bëri thirrje të moderuarve teksa e mbajti Trump-in afër vetes gjatë fushatës.

Gara mund të formësojë planet e betejës për zgjedhjet afatmesme të vitit të ardhshëm.

Kohë, kur demokratët do të mbrojnë shumicën e tyre në Kongres dhe zgjedhjet e Shtëpisë së Bardhë të vitit 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore