Muzikë

Violinisti Byron Berline, vdes në moshën 77 vjeçare


Violinisti i madh Byron Berline, i cili ka luajtur me Bob Dylan, Bill Monroe, “Rolling Stones”, “Flying Burritos”, etj, ka vdekur të shtunën e 11 korrikut, në moshën 77 vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjete sociale si dhe lajmet e qytetit të Oklahomas, ku edhe e kishte dyqanin e tij me famë botërore të violinave.

Familja e Berline-it postoi në faqen e tij në Facebook se ai ishte duke u shëruar nga një goditje në tru.

“Bajroni pësoi një goditje në tru të vogël që ndikoi në koordinimin dhe shikimin e tij. Shikimi dhe ekuilibri i tij po përmisoheshin dukshëm, dhe po bëhej më i fortë”,

“Por përfundimisht mushkëritë e tij u dorëzuan dhe zemra e tij gjithashtu. Ai vdiq ndërsa grupi i tij po dilte në skenë në Sallën e Muzikës”, shkruan në njoftim.

Byron njihej nga fansat e “Rolling Stones” për pjesën e tij në  këngën “Country Honk”, që ishte një variant i “Honky Tonk Women”, që për herë të parë u shfaq në albumin “Let it Bleed”, si dhe nga fansat e Bob Dylan për pjesën e tij në këngët e ti filmit “Pat Garret dhe Billy the Kid”.

Artistë të tjerë me të cilën Byron Berline ka inçizuar janë Elton Hohn, the Byrds, the Band, Gram Parson, he Dillards, the Doobie Brothers, Lucinda Williams, Rod Stewart, Gene Clark, Emmylou Harris, Earl Scruggs, the Eagles, Bill Wyman, Joe Diffie, Tammy Wynette and Doc Watson, etj.

Diskografia e Berline-it si solo artist përfshim më shumë se 15 albume, kurse albumi i tij i fundit doli në vitin 2016 me titullin “Flying Fingers”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore