Shqipëria

Vihet në pranga një 26-vjeçar, përndoqi në mediat sociale një shtetase në Durrës


Një 26-vjeçar është vënë në pranga pasi ka përndjekur për rreth një muaj një 32-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false në mediat sociale.

Sakaq, i riu rezulton i dënuar edhe më parë për përndjekje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kompjuterike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pasi një 32-vjeçareje, e shoqëruar nga një gazetare e emisionit “Piranjat”, kallëzoi se përndiqej në rrjete sociale, kanë organizuar punën për të arrestuar autorin.

Shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin F. H., 26 vjeç, banues në fshatin Radë Manzë, i dënuar më parë për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se për një periudhë njëmujore, ka përndjekur një shtetase 32 vjeçe, nëpërmjet një llogarie false në rrjetin social Instagram.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore