Lajme

Vietnami nuk e sheh më të qenit LGBTQ+ “sëmundje”


Qeveria e Vietnamit ka njoftuar në “një ndryshim të madh” në të drejtat e LGBTQ+ në vend.

Atje, të qenit homoseksual, biseksual ose transgjinor nuk duhet të konsiderohet një sëmundje dhe nuk mund të trajtohet.

Sipas ministrisë së atjeshme të Shëndetësisë, profesionistët mjekësorë duhet t’i trajtojnë njerëzit LGBTQ+ me respekt dhe të sigurojnë që ata të mos diskriminohen.

Dhe se të qenit pjesë e komunitetit LGBTQ+ “nuk është sëmundje” kështu që “nuk mund të shërohet dhe nuk mund të konvertohet në asnjë mënyrë”.

Ministria ka thënë po ashtu se mjekët nuk duhet të “ndërhyjnë dhe as të detyrojnë trajtimin” për pacientët LGBTQ+.

Nëse nevojitet ndonjë mbështetje, “ajo duhet të jetë në formën e ndihmës psikologjike dhe të kryhet vetëm nga ata që kanë njohuri për identitetin seksual”.

Ky përparim ka pasuar vite të tëra fushatash nga grupet e të drejtave LGBTQ+.

Në nëntor, fushata Leave with Pride nga Instituti për Studime të Shoqërisë, Ekonomisë dhe Mjedisit (iSEE) i bëri peticion OBSH-së në Vietnam për të pohuar se të qenit homoseksual nuk është sëmundje.

Në prill, përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, Kidong Park, lëshoi një deklaratë duke konfirmuar se çdo përpjekje për të ndryshuar orientimin seksual të personave LGBTQ+ “i mungon baza mjekësore dhe është e papranueshme”.

“Miti se homoseksualiteti është i diagnostikueshëm është lejuar të depërtojë në shoqërinë vietnameze. Është një faktor themelor në keqpërdorimin mjekësor kundër të rinjve LGBTQ+”, ka shtuar ai.

Tani, grupi i të drejtave iSEE dhe LGBTQ+ ICS Center po kërkon legjislacionin për të lejuar martesat e të njëjtit seks në vend.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore