Lajme

VIDEO: Erërat e forta dëmtojnë fasadën e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK


Momenti i shkëputjes së fasadës të Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Erërat e forta, të shtunën e 2 prillit, dyshohet të kenë dëmtuar një pjesë të murit të jashtëm (fasadës) të ndërtesës së Klinikës së Nefrologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Një gjë e tillë është konfirmuar përmes një videoje, e dërguar në redaksinë e Albanian Post, nga një lexues.

Në videon në fjalë shihet qartë momenti i shkëputjes së pjesës së jashtme të murit (fasadës), e cila ka rënë në tokë nga një lartësi prej afro 10 metrash.

Bazuar në videon e dërguar në redaksinë e Albanian Post, shihet edhe prania i një ekipi të zjarrfikësve të cilët ishin në krye të detyrës duke u përpjekur ta ndalonin shkëputjen pjesës së jashtme të murit dhe njëkohësisht sigurimin e zonës.

Gjatë shkëputjes së murit, nuk është parë prania e ndonjë kalimtari të rastit ndërsa muri gjatë rrëzimit ka dëmtuar telat e rrymës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore